"Situata e mbarsur me konflikt serioz në vend kërcënon zhvillimin ekonomik dhe social të Ukrainës. Qeveria gjatë konfrontimit bëri gjithçka të mundur për arritjen e një zgjidhje paqësore të konfliktit. Megjithatë, mprehtësia dhe rreziku i situatës së krijuar kërkojnë hapa të përgjegjshëm suplementarë", - thuhet në njoftimin e Kryeministrit.

"Në mënyrë që të krijohen më shumë mundësi për arritjen e kompromisit socio-politik, për hir të një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, unë mora vendimin për të lënë postin e Kryeministrit të Ukrainës", - thekson Mykola Azarov.