Fjalë bëhet për qindra letra, ditare dhe fotografi - të gjitha ato janë ruajtur në një kasafortë banke në Tel Aviv.

Sipas informacionit të gazetarëve gjermanë, dokumentet për dy vite me radhë janë studiuar nga ekspertët dhe se tani nuk ka asnjë dyshim për vërtetësinë e tyre.

Korrespondenca e Rajhsfyrerit SS (Reichsführer-SS) me gruan e tij përfshin periudhën nga vitet ‘20 të shekullit të kaluar deri në pranverën e vitit 1945.

Historianët presin që arkivi personal i njërit prej ideologëve kryesorë të Holokaustit të hedhë dritë mbi njollat e mbetura ende të bardha në historinë e Gjermanisë naziste.