Ministri rus njoftoi se gjatë konferencës së paqes për Sirinë, "Gjeneva-2", ai diskutoi situatën e krijuar në Ukrainë me Sekretarin amerikan të Shtetit, John Kerry.

"Unë tërhoqa vëmendjen e John Kerry ndaj faktit se është shumë e rëndësishme që tani të mos ketë ndërhyrje nga jashtë në procesin e brendshëm në këtë vend dhe të shmangen gjithfarë deklaratash që mund të ndezin akoma dhe më keq situatën e krijuar. Unë shpresoj shumë se ai ua vuri veshin fjalëve të mia", - tha Sergei Lavrov.