Si rezultat u dëmtuan 5 automobilë dhe u thyen xhamat e dritareve të godinave fqinje të banimit. Fatmirësisht viktima nuk ka. Deri tani askush nuk e ka marrë mbi vete përgjegjësinë për këtë incident.

Ngjarja në fjalë ndodhi në prag të vizitës së Presidentit francez François Hollande në Vatikan, e cila fillon të premten. Gjatë bisedimeve të pritshme me Papa Françeskun ai do të përpiqet të normalizojë marrëdhëniet e udhëheqjes franceze me Selinë e Shenjtë.