Aktivistët e opozitës thonë se e kanë zaptuar ndërtesën "për ngrohjen e njerëzve", dhe se po atje do të vendoset një qendër mjekësore.

Ndërkohë, Ministri i Brendshëm i Ukrainës Vitali Zaharçenko (Vitaly Zakharchenko) u bëri thirrje protestuesve që të largohen nga qendra e kryeqytetit, duke premtuar të mos ndjekë penalisht pjesëmarrësit e aksioneve të protestës. Përveç kësaj, Ministri ka dhënë garanci se policia nuk do të përdorë forcën për çlirimin e Sheshit të Pavarësisë.