"Ne duhet të rrisim domosdoshmërisht frekuencën e inspektimeve që kemi kryer", - tha ai.

Sipas fjalëve të Amano, kjo do të kërkojë rritjen e shpenzimeve të ANEA-s rreth 6 milionë euro në gjashtë muajt e ardhshëm.

Më 24 nëntor të vitit 2013 në Gjenevë Irani dhe "Gjashtëshja" e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë, e përfaqësuar nga Rusia, SHBA-ja, Britania e Madhe, Franca, Kina dhe Gjermania, ranë dakord mbi masat për reduktimin në mënyrë të konsiderueshme të programit bërthamor të Iranit.