Takimi është planifikuar për në 11:00 sipas orës lokale (GMT).

Duke marrë fjalën përpara protestuesve Kreu i partisë "UDAR" ("Goditja") Vitali Kliçko u bëri thirrje atyre për të ndaluar konfrontimin deri në përfundim të bisedimeve (më 18:00 GMT), "me qëllim që katapulta të rreshtë së vepruari dhe njerëzit të mos hedhin më gurë". Në të njëjtën kohë ai propozoi që të mos shkatërrohen barrikadat. "Zjarrfikësit le të shuajnë zjarret që flakërojnë atje, ndërsa barrikadat të mbeten", - tha ai.

Më parë për vendosjen e një armëpushimi të përkohshëm, ose të së ashtuquajturës "ora e heshtjes", ranë ​​dakord edhe ushtarakët.