Sipas njoftimeve të banorëve lokalë, pirgu gjigand në formë dallge prej akulli, me një shtrirje disa kilometra, u shfaq papritmas pak ditë më parë i shoqëruar nga një uturimë e fuqishme dhe u ndal vetëm disa metra nga bregu.

Ekspertët janë të prirur të besojnë se kjo është një thyeje e masivit prej akulli të krijuar përgjatë bregut të detit në periudhën e dimrit, e cila zakonisht ndodh për shkak të erërave të forta dhe përplasjes së dallgëve pas tij nga e detit. Një fenomen i tillë është vënë re në mënyrë periodike në bregdet, por jo në një shkallë të tillë kaq të madhe, mjaft impresionuese, duhet thënë.