Ka dëshmitarë okularë, të cilët gjoja kanë arritur ta shohin nga afër këtë krijesë me pamje monstruoze, të ngjashme me një kryqëzim mes qenit dhe kangurit. Mënyra e veprimeve të kësaj kafshe është gjithmonë e njëjtë: përbindëshi i pin gjakun kafshëve shtëpiake pa lënë kurrfarë gjurmësh gjatë kësaj.

Siç shkruan gazeta "Komsomolskaja Pravda" (russ. "Комсомольская правда"), që nga viti 2011 Çukopabra është parë në 4 fshatra në veri, lindje dhe jug-lindje të Moskës. Viktima të saj janë bërë tashmë disa dhjetëra pula, lepuj dhe dele.