Rreth 80% e viktimave që janë drejtuar për ndihmë mjekësore kanë pësuar dëmtime dhe trauma në fytyrë, në krahë dhe këmbë. Oleg Musij vuri në dukje se pothuajse të gjithë të lënduarit refuzojnë të shkojnë për mjekim në spitalet publike.

"Agjentët e shërbimeve tona speciale, të inkorporuar në repartet spitalore, kanë për detyrë të kapin të lënduarit. Dhe nëse atyre (viktimave, pra) u është dhënë ndihma mjekësore dhe nuk kanë nevojë për shtrim në spital, atëherë ata i shoqërojnë në stacionin e policisë", - tregoi ai.