Paraqitja e kandidaturës së Snowden u organizua nëpërmjet avokatit të tij prej një grupi studentësh të Universitetit. Të gjithë kandidatët dhanë personalisht pëlqimin për të marrë pjesë në zgjedhjen e rektorit. Votimi do të zhvillohet në muajin shkurt.

"Kandidatura e Edward Snowden përfaqëson në vetvete një mundësi unikale për t’i shprehur mirënjohjen tonë demaskuesit të patrembur, - deklaroi përfaqësuesi i studentëve. - Ai tregoi guxim dhe frymën e vetësakrificës, veti karakteri këto që pothuajse mungojnë fare në jetën tonë shoqërore".