Pesha e elmazit është 29.6 carats, ai ka formën e një lende dushku (lisi) dhe është një nga ekzemplarët më të mrekullueshëm të diamantit blu.

Ky zbulim u bë në minierën Petra Diamonds në afërsi të Pretorias, ku disa muaj më parë u gjet një gur i çmuar pak më i lehtë se ky i tanishëm (25.5 carats). Ai u shit për 16.9 milionë $.

Si rregull, shumica e diamanteve përpara se t’i nënshtrohen përpunimit nga ana e argjendarëve kanë ngjyrë të verdhë ose kafe. Zbulimi i diamanteve me ngjyra të pazakonta, të tilla si blu, e gjelbër ose rozë, konsiderohet si një fat, sukses i madh.