Më premten, më 17 janar, Ministri i Jashtëm i Sirisë, Walid Muallem, njoftoi se autoritetet siriane nuk janë në gjendje tani për tani të transportojnë ndihmën humanitare në kampin e refugjatëve palestinezë të Yarmouk për shkak të zjarrit që hapet prej militantëve mbi autokolonën e tyre.

Ndërkohë, në MPJ-në e Rusisë vunë në dukje se falë "veprimeve këmbëngulëse dhe të vazhdueshme të qeverisë siriane" ndihma humanitare më 16 janar u dërgua për herë të parë në rajonin Ghouta Lindore në lindje të Damaskut. Pritet që më 18 janar ndihma e shumëpritur të mbërrijë edhe në rajonin e Suk Vadi Barada në perëndim të kryeqytetit sirian.