Nëna e re është me origjinë nga El Salvador. Siç tregoi njëra nga banoret e manastirit, jo shumë kohë më parë murgesha ishte në atdhe për të vizituar të afërmit. Kur u kthye prej andej ajo u mbyll në vetvete, nuk tregonte asgjë dhe shpesh tërhiqej për tu lutur në vetmi. Murgeshat nuk dyshonin për kurrgjë.

Drejtuesit e manastirit dhe dioqeza vendosën që motra, "e cila nuk i rezistoi dot tundimit", të përjashtohet nga jeta murgërore, por kisha do ta ndihmojë atë për edukimin e fëmijës.