Ata vendosën të regjistrojnë të dhënat gjenetike të njerëzve të talentuar në matematikë në një kartelë të veçantë në përpjekje për të identifikuar faktorët që i bëjnë ata më inteligjentë se përfaqësuesit statistikorë mesatarë të njerëzimit. Në teori kjo do të thotë se prindërit do të kenë mundësi të zgjedhin një "embrion të zgjuar".

Organizata BGI është një nga qendrat më të mëdha të kërkimeve gjenetike në botë dhe tashmë ajo disponon një parti të mostrave të ADN-së të bartësve të IQ së lartë, e cila numëron 2.000 ekzemplarë.