Putin nuk ka bërë gjatë saj ndonjë parashikim në lidhje me numrin e medaljeve që mund të fitojë ekipi përfaqësues i Rusisë në Soçi. "Gjëja kryesore është që sportistët rusë të debutojnë në mënyrë bindëse, të luftojnë deri në fund, të tregojnë aftësitë dhe mjeshtërinë e tyre sportive dhe të kënaqin tifozët e vet", - theksoi Presidenti rus.

Gjithashtu Kryetari i shtetit vuri në dukje në mënyrë të veçantë debutimet e suksesshme të juniorëve rusë kohët e fundit.