Kjo është parashikuar në dekretin e nënshkruar sot nga Kreu i Shtëpisë së Bardhë në lidhje me rishikimin e parimeve të zhvillimit të aktiviteteve të shërbimeve sekrete të SHBA-së për mbledhjen e të dhënave nëpërmjet një shumëllojshmërie të madhe të mjeteve të komunikimit.

Më parë të dhënat e bëra publike prej ish-oficerit të agjencive amerikane të inteligjencës, Edward Snowden, treguan se shërbimet e fshehta të SHBA-së kanë përgjuar telefonat e udhëheqësve të shumë vendeve, duke përfshirë edhe Gjermaninë.