Pikërisht asaj i takon merita kryesore për faktin se partitë siriane ranë dakord të shkojnë në këtë konferencë", - tha Zëvendësministri i Jashtëm i Sirisë, Faisal Mekdad.

Ndërkohë, krerët e Koalicionit Kombëtar të forcave revolucionare dhe të opozitës siriane të shtunën po vazhdojnë bisedimet në Stamboll në lidhje me çështjen nëse ia vlen apo jo që ata të marrin pjesë në konferencën "Gjeneva-2", njoftojnë mediat. Anëtarët e opozitës janë ende larg një pozicioni të përbashkët mbi këtë çështje.