"Snowden tha se ai do të nisej me një shërbim pune për disa javë dhe se pas kësaj do të kthehej në vend. Atë që ndodhi Lindsay e ka mësuar nga edicionet e lajmeve", - tha Mills. Ai shtoi se vajza e tij ndihet krejtësisht "shpirtzbrazur dhe se po e përjeton mjaft rëndë faktin e braktisjes nga ana e Edward-it, sepse ata kishin planifikuar një të ardhme të përbashkët".

Më parë gazeta britanike "Daily Mail", që pat publikuar një seri të tërë videosh në të cilat Lindsay shfaqet duke vallëzuar kërcime erotike elektrizuese në klube nate, njoftoi se vajza i ka vënë personalisht këto video në blogun e saj.