Ky është konkluzioni që përmbahet në raportin e ri të ekspertëve të shquar amerikanë - Profesorit të Institutit Teknologjik të Massacussets Theodore Postol dhe ish-inspektorit të OKB-së Richard Lloyd.

Sipas fjalëve të ekspertëve, në rajonin e quajtur Huta Lindore u përdorën "municione të improvizuara kimike" me rreze veprimi prej rreth 2 km. Forcat e armatosura të Sirisë ndodheshin në atë kohë në një distancë shumë më të largët nga objektivi i sulmuar. Si rezultat i sulmeve me municione kimike, sipas burimeve të ndryshme, kanë gjetur vdekjen nga 281 deri në 1.729 vetë.