Përfaqësuesit rusë kanë në plan të takohen me qytetarin rus Ravil Mingazov, i cili mbahet i ngujuar atje.

"Ne duam të shikojmë se në çfarë kushtesh mbahet ai tani atje. Fakti, që të drejtat e tij janë shkelur në mënyrë brutale, flagrante për shumë vite me radhë, është krejtësisht evident, - deklaroi Dollgov. - Ai, si dhe të burgosurit e tjerë të Guantanamos, ndërsa ata janë gati 200 vetë, nuk kanë asnjë qasje në drejtësi".

Ravil Mingazov u ndodh i ngujuar në Guantanamo në vitin 2002, pasi u arrestua prej shërbimeve speciale amerikane në shtëpinë e një pakistanezi, i cili kishte lidhje me "Al-Qaeda". Akuzën për veprimtari terroriste, që i inkriminohet atij, ai e mohon kategorikisht.