Sipas fjalëve të Dimitri Rogozin, kanalet televizive qendrore "derdhin në ekran rrjedha vulgariteti, banaliteti", ndërsa nga edicionet e tyre të lajmeve "mund të mësosh mbi gjithçka të mundshme që ndodh në botë, veçse jo për vendin e vet".

Për të ndryshuar këtë situatë Rogozin ka udhëzuar shërbimet e shtypit të korporatave të ndodhura nën vartësinë e tij "të mbledhin me grimca faktet e ngritjes, ripërtëritjes së industrisë së vendit, rimëkëmbjes së kompleksit të saj të madh ushtarak-industrial, në tërësi industrializimit të ri të vendit".