"Në qoftë se mua do të më mbështesë Partia Popullore Europiane, atëhere unë jam i gatshëm për të paraqitur kandidaturën time", - tha Barnier në intervistën e vet të paradokohshme me gazetën franceze "Le Figaro".

Presidenti aktual i Komisionit Evropian është José Manuel Barroso. Ai e mban këtë post që nga viti 2004 dhe mandati i tij skadon në nëntor të këtij viti.

Për postin e kreut të ri të organit më të lartë ekzekutiv të Bashkimit Evropian pretendojnë gjithashtu ish-Kryeministri i Luksemburgut Jean-Claude Juncker dhe Kryetari i Parlamentit Evropian Martin Schulz.