Performanca e këngës së re do të organizohet me 16 mars të vitit 2014, kurse albumi i ri do të dalë pak më vonë po këtë vit.

Në janar të vitit 2013 mediat njoftuan se Minogue ka ndërmend ta lërë karrierën e vet muzikore dhe të përqëndrohet në punën e saj në sferën e kinematografisë. Vihej në dukje se diva kishte planifikuar largimin e vet nga skena, sepse "dëshiron të pushojë për njëfarë kohe nga muzika". Por në prill këngëtarja tha se ajo ka në plan të fillojë regjistrimin e një album të ri solo në të ardhmen e afërt.