Alaric Hunt, i cili ndodhet në burg që nga mosha 19 vjeçare, filloi të shkruajë librin e vet pasi lexoi në vitin 2007 për konkursin e romaneve mbi detektivët privatë të Shtëpisë Botuese "Minotaur Books", e cila publikon literaturë që i takon zhanrit të romanit kriminalistik.

Hunt në atë kohë ishte i mbytur në borxhe, ndërsa fitorja në konkursin letrar i garantonte atij 10.000 $ dhe një kontratë për botimin e librit.