Qeveria e vendit synon t’u kërkojë të burgosurve për të paguar 16 euro në ditë për një periudhë maksimum 2 vjeçare, shumë kjo që përbën rreth 7% të kostos aktuale të qirasë.

Edhe një tjetër projekt-ligj, i paraqitur për shqyrtim, parashikon mbledhjen nga të burgosurit të kompensimit financiar për zhvillimin e hetimit dhe seancave gjyqësore.

Vitin e kaluar Holanda deklaroi mbi planet e veta për të mbyllur rreth 20 burgje për shkak të shkurtimeve buxhetore.

Supozohet se ligji për pagimin e qirasë për qelitë e burgut mund të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.