Marrëveshja u nënshkrua të martën pas bisedimeve të Presidentit rus Vladimir Putin dhe Kryeministrit hungarez Viktor Orbán.

"Vënia në shfrytëzim e dy reaktorëve të rinj do të rrisë pavarësinë energjetike të Hungarisë, do t’i shërbejë përmirësimit të çështjeve që lidhen me sigurinë e energjisë", - deklaroi Presidenti rus Vladimir Putin.

Njoftohet gjithashtu se Rusia do t’i japë Hungarisë një kredi prej 10 miliardë euro për ndërtimin e reaktorëve bërthamorë.