Siç shpjeguan përfaqësuesit e këtij dikasteri, të huajve u ndalojnë hyrjen në vend në qoftë se ata e kanë shkelur ligjin disa herë, kanë tejkaluar periudhën e lejuar të qëndrimit në territorin e Rusisë apo kanë përdorur dokumente të falsifikuara. Se për çfarë periudhe janë zbuluar kaq shumë shkelës të ligjeve ruse, nuk është specifikuar.

Në Shërbimin Federal të Migracionit të Federatës Ruse (SHFM/FMS) treguan gjithashtu për krijimin në gjithë territorin e Rusisë të 34 qendrave për mbajtjen e emigrantëve të paligjshëm, të cilët presin deportimin nga vendi.