Sipas njoftimeve të shtypit lokal, marrëveshja për një bashkëpunim të tillë të dy vendeve do të duhet ende të përfundohet. Kabineti i ministrave ka marrë vendimin për të lejuar uljen e avionëve rusë të llojeve të ndryshme në bazën ajrore në fjalë, por vetëm në situata të jashtëzakonshme, si dhe për qëllime humanitare. Në të njëjtën kohë Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë nuk do t’u lejohet përdorimi i depove të magazinimit të bazës ajrore nën Paphos.

Në qeverinë e këtij shteti ishullor theksojnë veçanërisht se fjalë në këtë rast nuk bëhet për një bazë të përhershme të Federatës Ruse në Qipro.