Përveç Putinit në këtë listë figurojnë gjithashtu Presidenti aktual amerikan, Barack Obama, dy ish-kryetarë të Shtëpisë së Bardhë, respektivisht Xhorxh W. Bush dhe Bill Clinton, Princi i Britanisë së Madhe Charles dhe ish-Kryeministri britanik Tony Blair, Duka i Madh i Luksemburgut Henri, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Anders Fogh Rasmussen.

Botimi i sipërpërmendur vë në dukje se në qoftë se kryetarët e shteteve do të vendosnin për të konkurruar mes tyre në artet marciale, atëherë Putini do të kishte shanse më të mëdha për fitore. Në basketboll, me shumë gjasa, do të kishte dalë fitimtar Obama. Në maratonë vrapimi apo në gara me biçikletë të parët, me probabilitet shumë të madh, do të dilnin Rasmussen dhe Xhorxh W. Bush.