Ky informacion iu njoftua gazetarëve prej kongresmenit amerikan - republikanit Mike Rogers, i cili kryeson Komitetin për Inteligjencën të Dhomës së Përfaqësuesve, dhe demokratit Dutch Ruppersberger.

Snowden mori arratinë nga SHBA-ja pas dorëzimit për publikim botimeve "The Washington Post" dhe "The Guardian" të materialeve të klasifikuara në lidhje me programet e mbikëqyrjes së shërbimeve të fshehta të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Internet. Në gusht të vitit 2013 Edward Snowden mori azil të përkohshëm politik në Rusi për një vit.