Në një letër drejtuar Këshillit të Sigurimit dhe Sekretarit të Përgjithshëm të organizatës botërore Ban Ki-moon, të publikuar të enjten në faqen e Internetit të OKB-së, diplomati ka përmendur emrat e 72 teologëve sauditë, të cilët i janë drejtuar me apel gjithë myslimanëve në mbarë botën "për të mbështetur muxhahidët në Siri", në veçanti, grupin "Fronti Islamik". Ai bashkëvepron ngushtë me organizatën "Dzhebhat en-Nusra" - celulën siriane të "Al-Qaeda", të përfshirë në "listën e zezë" të OKB-së dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.