Incidenti në fjalë ndodhi vitin e kaluar (2013), por detajet e tij u bënë të njohura vetëm tani, kur UK Airprox Board bëri gjerësisht publike rezultatet e hetimeve të veta.

Në dokumentet e hetimit thuhet se në momentin e incidentit avioni ndodhej 20 kilometra nga aeroporti "Heathrow" në një lartësi prej rreth 10 km. Siç tha piloti, ai vuri re në anën e majtë të kabinës një objekt të madh metalik që po i afrohej me shpejtësi të madhe avionit. Për të shmangur përplasjen me objektin në fjalë piloti bëri një kthesë të fortë të menjëhershme me anim në të majtë. Pas kësaj objekti metalik u zhduk nga fushëpamja.