Të parët e pikasën pikën e madhe të ndritshme kontrolluesit ajrorë (dispeçerët). Nga kulla e tyre dukej mjaft mirë se si disku fluturues u nder mbi territorin e portit ajror, e fiksuan praninë e tij edhe radarët. Për plot dy orë UFO u ndoq nga një helikopter i policisë, në aeroport u pezulluan përkohësisht fluturimet. Ato u ridrejtuan në qytetet fqinje.

Ndërkohë në Internet u shfaq një video, e cila pretendon të jetë postuar nga disa dëshmitarë okularë. Ajo po diskutohet aktivisht tani në bloget dhe po studiohet nga policia. Hetimi po kryhet në kuadër të faktit të kërcënimit të sigurisë së trafikut ajror, ndërsa një vepër e tillë penale në Gjermani është e dënueshme me të paktën 4 vjet burg.