"Ambasadori, me sa duket, dëshiroi të mësonte se çfarë ndodhej në kasafortë. Ai e hapi atë dhe i kërkoi bashkëshortes t’i sillte një stilolaps dhe letër në mënyrë që të mund të përpilonte inventarin e gjithçkaje që ndodhej brenda tij. Sapo gruaja doli nga dhoma gjëmoi shpërthimi", - njoftoi Ministri i Punëve të Jashtme të Shtetit të Palestinës, Riyad Al Maliki. Hetimi në lidhje me incidentin është ende në proces. Për të marrë pjesë në të në Pragë u nis një delegacion special nga Palestina.