Më 4-5 qershor 2014 në Soçi do të organizohet Samiti jubilar, i 40-të, i liderëve të "G-8", moto e të cilit do të jetë "Menaxhimi i rreziqeve për garantimin e një rritje të qëndrueshme në një botë më të sigurt".

Si prioritete të presidencës ruse janë përzgjedhur bashkëpunimi në fushën e anti-drogës, në luftën kundër terrorizmit, rregullimin e konflikteve, ndërtimin e një sistemi global të menaxhimit të rreziqeve të fatkeqësive natyrore dhe fatkeqësive antropogjeve (të shkaktuara si rezultat i aktivitetit të njeriut), garantimin e sigurisë shëndetësore globale.