Policia e Pragës ende nuk e ka konfirmuar versionin e sulmit terrorist. Megjithatë mediat sugjerojnë se detonoi një "bombë-kurth", e cila shpërtheu kur ambasadori hapi kasafortën në shtëpinë e vet. Në këtë moment në godinë së bashku me diplomatin e lartë ndodheshin edhe të gjithë anëtarët e familjes së tij.

Pas lajmit mbi incidentin efektivët e policisë bllokuan rrugën ku ndodhi shpërthimi. Tek vendi i shtëpisë së Ambasadorit palestinez kanë ardhur rreth 20 automjete të organeve të ruajtjes së rendit. Mbi rajonin e ngjarjes tragjike fluturon një helikopter i policisë.