Ata pothuajse unanimisht ia dhanë vendin e parë qytetit të Talca në Kili, ku është traditë që festa të kremtohet në varreza pranë varreve të të afërmve.

Vendin e dytë e zuri Rumania, ku besojnë se natën e Vitit të Ri kafshët mund të flasin dhe të paralajmërojnë popullsinë mbi problemet dhe të këqijat që e presin atë në vitin e ri.

Në vendin e tretë u pozicionua tradita e lashtë irlandeze - për të trokitur me bageta e franxholla buke mbi dyert dhe muret e shtëpive me qëllim që të dëbohen frymërat e liga.

Vendin e katërt e meritoi qyteti i Johanesburgut në Afrikën e Jugut, ku natën e Vitit të Ri mobiljet e vjetra i hedhin direkt nga dritaret e rrokaqiejve.