"The Times" deklaroi se viti 2013 shënoi për Putin kulmin e karrierës së tij, kur ai arriti ta rikthejë Moskën në arenën ndërkombëtare.

Përveç kësaj, gazeta gjithashtu mendon se Vladimir Putin mundi t’i "vërë stërkëmbëshin" opozitës ruse, duke e detyruar atë që të luajë sipas rregullave të tij.

"Madje edhe sulmi i djeshëm i tmerrshëm terrorist në Vollgograd, ku nëntë muaj më parë zoti Putin demonstroi hapur pozitën e tij nacionaliste gjatë kremtimit të përvjetorit të radhës të Betejës së Stalingradit, vështirë se do të dëmtojnë reputacionin e tij", - shkruan "The Times".