Për në banesën e fundit armëtarin e përcollën anëtarët e familjes së tij si dhe Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Sergei Shoigu. Në ceremoninë e dhënies së lamtumirës së fundit atij të premten ishte i pranishëm edhe Presidenti rus Vladimir Putin.

Mihaill Kallashnikov ndërroi jetë më 23 dhjetor në vitin e 95-të të jetës. Në rrugën e fundit atë e përcollën me të shtëna me breshëri nga automatikët e krijuar prej tij "AK-47".