Llogaria @Pontifex është hapur në emër të Kreut të Kishës Katolike Romake në nëntë gjuhë - anglisht, spanjisht, italisht, portugalisht, frëngjisht, gjermanisht, polonisht, arabisht dhe latinisht. Numri më i madh i abonentëve, rreth 4.5 milionë vetë, është regjistruar në versionin spanjisht të microblog-ut të Papa Françeskut.

Llogaria e Pontifikut në Twitter u lansua në Vatikan në dhjetor të vitit 2012. Papa Françesku postoi atje mesazhin e vet të parë më 17 mars, pesë ditë pas zgjedhjes së vet në Selinë Apostolike.