Negociatat u hapën nga Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Rjabkov (Sergei Ryabkov). Takimi në nivel të ekspertëve po mbahet me dyer të mbyllura. Në të po diskutohen çështje ekskluzivisht praktike, duke përfshirë edhe çështjet e garantimit të sigurisë së ngarkimit dhe transportimit të armëve kimike përmes ujërave territoriale të Sirisë, njoftoi më parë Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Federatës Ruse.