Politikani ishte nisur për pjesëmarrje në takimin e Shtabit të lëvizjes "Al Mustakbal", një nga udhëheqësit e së cilës ishte dhe ai vetë.

Sulmi terrorist ka marrë jetët e së paku pesë njerëzve, ndërsa më shumë se 20 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimi i fuqishëm dëmtoi fasadat e ndërtesave në afërsi.

Vendi i ngjarjes tragjike tani është bllokuar. Zjarrfikësit po shuajnë makinat që kanë marrë flakë, ndërsa ambulancat marrin të plagosurit nga rrugët.