Më 24 dhjetor José Mujica nënshkroi ligjin, sipas të cilit banorët e vendit do të kenë mundësi të kultivojnë marihuanën në sasi të kufizuar si dhe ta blejnë atë në barnatore në bazë të paraqitjes të një karte speciale në sasinë deri në 40 gram në muaj.

Veprimet e Presidentit uruguajan kanë shkaktuar një reagim negativ nga ana e Komitetit Ndërkombëtar të OKB-së për kontrollin mbi drogën, i cili mendon se ky ligj shkel Konventën e Vetme mbi Drogat Narkotike të vitit 1961.