"Deri më sot ushtria ruse ka patur në përbërjen e vet pesë regjimente të komplekseve raketore të mbrojtjes kundërajrore S-400 "Triumf" (russ. С-400 "Триумф"). Ndërsa tani trupave ushtarake iu dorëzuan edhe dy të tilla të tjera", - theksuan në shërbimin për shtyp të "Almaz-Antej".

Në këtë mënyrë, plani i vitit 2013 në bazë të kontratës me Ministrinë e Mbrojtjes për dërgesat serike të komplekseve "S-400" është realizuar në vëllim të plotë.

Më 10 dhjetor Presidenti i Rusisë Vladimir Putin deklaroi se vitin e ardhshëm forcat e armatosura të Rusisë do të marrin më shumë se 40 raketa balistike ndërkontinentale dhe mbi 200 njësi teknike të aviacionit.