Diplomati theksoi se në Rusi e vlerësojnë mjaft lart nivelin e bashkëveprimit ruso-serb në çështjen e ndërtimit të "South Stream", i cili bazohet në marrëveshjen ndërqeveritare mbi bashkëpunimin në industrinë e naftës dhe gazit të vitit 2008.

Në prag Komisioni Evropian deklaroi se marrëveshjet bilaterale të Rusisë për gazsjellësin "South Stream" me një sërë vendesh evropiane shkelin ligjislacionin e BE-së.