Sipas të dhënave të gazetës, dialogu ka filluar që në vitin 2009, kur qeveria izraelite u kryesua nga Netanjahu. Benjamin Netanjahu i ka mbajtur rreptësisht bisedimet në fshehtësi të plotë dhe vetëm kur palët filluan negociatat zyrtare, ai u tregoi për këtë disa personave të vet të besuar.

"Yedioth Ahronoth" nuk njofton se sa shpesh mund të jenë mbajtur takime të tilla dhe nëse vazhdojnë ato tani apo jo.