Sipas fjalëve të tij, shpejtësia e erës është rreth 50 km/h, kurse shpejtësia e fshikullimave të erës arrin deri në 70 km/h. Megjithatë anija mbetet në siguri të plotë dhe njerëzit në të janë jashtë çdo rreziku.

Anija është mbërthyer prej akujve rreth 2.700 kilometra nga qyteti i Hobart në ishullin e Tasmanisë. Në bord e saj ndodhen 74 vetë, duke përfshirë edhe 52 pasagjerë.

Për në rajonin e ndodhjes së "Akademik Shokalskij" u nisën akullthyesja e klasës të Xue Long (Kinë) si dhe anijet që operojnë në Antarktik "Astrolab" (Francë) dhe "Aurora Australius" (Australi).