"Është planifikuar takimi me Ministrin Vitali Zaharçenko, në të cilën ai duhet të raportojë mbi ecurinë e procesit të hetimeve që kanë të bëjnë me krimet kundër aktivistëve. Pritet gjithashtu që Ministri ose ndonjë nga zëvendësit e tij të dalë përpara protestuesve dhe t’u thotë troç njerëzve se çfarë mund të pritet nga kjo situatë e papranueshme e mbarsur me represion masiv, përndjekje dhe sulme banditeske ndaj protestuesve, që vërehet aktualisht në të gjithë Ukrainën", - deklaroi deputeti i partisë popullore "Svoboda" Rusllan Marcinkiv (Ryslan Marcinkiv).