Kafshët janë bartës të rrezatimit 600 becquerels për 1 kilogram të peshës trupore. Ky është konsideruar si një nivel kritik. Pas tejkalimit të tij mishi i kafshës është i ndaluar për tu shitur dhe për tu ngrënë.

Se si u gjendën kafshët radioaktive në Itali, ekspertët nuk kanë arritur ta mësojnë ende. Aktualisht po kryhet ekzaminimi i kafshëve. Një nga versionet e marra në konsideratë - përmbajtja kritike e substancave radioaktive në trupin e derrave të egër është pasojë e aksidentit që ndodhi në centralin bërthamor të Çernobilit në vitin 1986.